Rreth Nesh

Fokus ndaj klientit
Fokus ndaj klientit
Njohim mirë të gjitha kërkesat e klientëve përmes databazave të akumuluara, sondazheve dhe kërkesave për tipologji apartamentesh, lloj shërbimesh dhe mënyra financimi.
Zhvillim për bizneset
Zhvillim për bizneset
Hapësirat e biznesit dhe ato tregtare menaxhohen për të regjistruar performancë sociale të lartë dhe për të krijuar zhvillim në komunitet.
Vendodhje Strategjike
Vendodhje Strategjike
Investojmë gjithmonë në zona me zhvillim afatgjatë. Mundësi investimi në prona që kanë akses në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Investim i Sigurt
Investim i Sigurt
Falë ekspertizës, zhvillimit ndër vite dhe ekipit tonë të specializuar në ‘’Real Estate, prej 27 vitesh garantojmë investimin tuaj.

Matrix Business Invest

Matrix Business Invest, platforma inovative B2B nga Matrix Konstruksion, synon të përmbushë nevojat për hapësira të përshtatshme,ftuese dhe luksoze,me vendodhje strategjike për zhvillimin e bizneseve.

Kompleksi Tregtar ‘’Kristal’’ është shembull i një partneriteti të suksesshëm.

Inaguruar më 24/04/2008, prej 12 vjetësh aktivitet dhe në vazhdim, me sipërfaqje tregtare rreth 13.000m2, aktualisht numëron rreth 60 aktivitete biznesi.

Në ‘’Kristal Center’’ gjejmë disa nga firmat më prestigjoze ndërkombëtare si ‘’Jysk’’, ‘’Rossman’’, ‘’Conad’’ dhe sipërmarrje shqiptare të konsoliduara, si: ‘’Neptun’’ apo ‘’Arteg’’.

Kompleksi i biznesit ‘’Ali Demi’ është një tjetër bashkëpunim i frytshëm ekonomik dhe social për zonën ku ndodhet.

Ky kompleks, tashmë ofron dhe hapërisat e reja për Tregun Elektrik Tiranë, me parametra dhe kushte teknike optimale, si dhe hapësira moderne për ekspozimin e materialeve elektrike.

Projekti është shembull unikal i ndërthurjes së një zone rezidenciale me tipologjinë ‘’lartësi e ulët- dendësi optimale’’.

Investim i përbashkët për hapësira zyrash moderne, ku vlen të përmendet bashkëpunimi me grupin e fuqishëm Italian ‘’Assist’’, i cili operon në fushën e telekomunikacionit. Një marrëdhenie afatgjatë, e cila ka siguruar punësimin e më shumë se 1500 konsulentëve telefonikë.

Na Kontaktoni
Keni nevojë për ndihmë?
Përshëndetje , si mund tju ndihmojmë?